Site icon Telegrafi

Drenica gjobitet, portierët s’kishin numra në fanellë

Klubi i hendbollit Drenica që garon në Superligën e Kosovës në hendboll është gjobitur me 50 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Portierët e skuadrës nga Skënderaj, në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë Vëllaznimi – Drenica, nuk kishin fanella të njëjta si dhe u mungonte numri në fanellë.

“Duke u mbështetur në nenin 58 të Propozicioneve të Garave, KH Drenica nuk ka drejtë të zhvillojë ndeshjen e xhiros së ardhshme deri në kryerjen e pagesës për gjobë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Exit mobile version