Site icon Telegrafi

Drenica fiton si mysafir ndaj Dukagjinit në ndeshjen e fundit të javës së dytë

Drenica ka shënuar fitore si mysafir i Dukagjinit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin “18 qershori” kishte numër të kënaqshëm të shikuesve të cilët panë një ndeshje të luftuar dhe me gola.

Që në start Drenica fitoi penallti ku Dion Zabërgja u rrëzua në zonë. Nga pika e bardhë ishte saktë Osman Mëziu, i cili shënoi për 1-0.

Dukagjini tentoi me disa sulme që të kthehet në lojë, por këtë gjë nuk ia arriti.

Me të filluar pjesa e dytë kuqezinjtë gjetën golin e dytë.

Pas një grushtimi jo të mirë të topit nga Altik Muhaxhiri, topi shkoi te Harallamb Qaqi i cili me një goditje të bukur shënoi për 2-0.

Krejt cka bëri Dukagjini ishte një gol në minutën e 81-të, kur Ardin Dallku nga afër tundi rrjetën për 2-1.

Dukagjini kishte edhe një rast të mirë në kohën shtesë për të barazuar, por mbrojtësit e Drenicës e larguan topin nga vija.

Drenica pas kësaj fitoreje ka 4 pikë, ndërsa Dukagjini ka vetëm një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version