Telegrafi

Drenica fiton me rezultat bindës ndaj Vushtrrisë

Foto: KF Drenica/Facebook

Drenica e ka mposhtur Vushtrrinë në kuadër të javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës me rezultat 3-0.

Vendasit ishin më kërkues se mysafirët në pjesën e parë që përfundoi pa gola, derisa rastet nuk munguan as për këta të fundit.

45 minutëshi ishte i tëri për Drenicën që filloi të hapte lojën dhe krijonte raste të njëpasnjëshme.

Drenicasëve iu shpërblye mundi në minutën e 73-të, pasi Përparim Osmani shënoi një gol të bukur.

Vendasit nuk u ndalën me kaq, pasi arritën të shënonin edhe dy gola të tjerë.

Princi Balde (84’) shënoi për 2-0, më pas Hysa e trefishoi epërsinë pas vetëm dy minutash, duke i marrë kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Pas javës së 13-të, Drencia gjendet në vendin e gjashtë me 24 pikë, derisa Vushtrria është në të dhjetin me 12 sosh. /Telegrafi/