Telegrafi

Drita rikthehet nga disavantazhi prej dy golash për të barazuar ndaj Drenicës

(Foto: Facebook/KF Drenica)

Drita ka luajtur baras ndaj Drenicës (2-2), në kuadër të javës së 27-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, rezultati u zhbllokua që në minutën e 12-të të takimit me golin e Nicholas Andrews, i cili u gjend më së miri në zonë.

Pa përfunduar pjesa e parë (42′), mysafirët realizuan sërish, ndërsa autori ishte i njëjti, Nicholas Andrews.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra nikoqire ia doli ta ngushtonte rezultatin me golin e Betim Haxhimusës të shënuar me kokë (72′).

Në minutat shtesë u akordua penallti në favor të vendasve. Fidan Gërbeshi dështoi nga pika e bardhë, por Liridon Leci reagoi për ta barazuar rezultatin (90’+6).

Kampioni në fuqi pozicionohet në vend të katërt në tabelë, kurse Drenica ndodhet një vend më poshtë. /Telegrafi/