Telegrafi

Drenica fiton lehtësisht me shumë gola ndaj Vllaznisë së Pozheranit

Foto: KF Drencia/Facebook

Ashtu siç pritej Drenica fitoi me lehtësi ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

Vendasit falë lojës së bukur arritën fitore të thellë me rezultat 6-2.

Golin e parë e shënoi Denis Peposhi në minutën e 33-të dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në 45 minutat e dytë pamë një festival golash, ishte Hysen Tahiri (52′) që shënoi fillimisht, pastaj Dukagjin Gashi (58′), Peposhi (64′) dhe pastaj rezervisti Drilon Osmani (70′).

Ardian Tereziu në minutën e 72-të shënoi golin e parë të Vllaznisë, ndërsa për të gjashtin për vendasit u përkujdes Genc Hamiti (85′).

Në fund për Vllazninë shënoi edhe Almedin Murati (87′).

Pas kësaj fitore Drenica renditet e pesa në Superligën e Kosovës me 45 pikë, duke i ikur kështu zonës së barazhit.

Vllaznia me 14 pikë vazhdon e fundit në tabelë. /Telegrafi/