Ashtu siç pritej Drenica fitoi me lehtësi ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.
Vendasit falë lojës së bukur arritën fitore të thellë me rezultat 6-2.
Golin e parë e shënoi Denis Peposhi në minutën e 33-të dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dytë pamë një festival golash, ishte Hysen Tahiri (52′) që shënoi fillimisht, pastaj Dukagjin Gashi (58′), Peposhi (64′) dhe pastaj rezervisti Drilon Osmani (70′).
Ardian Tereziu në minutën e 72-të shënoi golin e parë të Vllaznisë, ndërsa për të gjashtin për vendasit u përkujdes Genc Hamiti (85′).
Në fund për Vllazninë shënoi edhe Almedin Murati (87′).
Pas kësaj fitore Drenica renditet e pesa në Superligën e Kosovës me 45 pikë, duke i ikur kështu zonës së barazhit.
Vllaznia me 14 pikë vazhdon e fundit në tabelë. /Telegrafi/