Drenica ka marrë një tjetër fitore, ku kësaj radhe ka mposhtur KEK-un.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku ka shkëlqyer në këtë takim duke triumfuar në fund me rezultat 5-1.
Pas 45 minutave të parë, drenicasit kishin epërsi të dy golave.
Armend Abazi dhe Mëziu shënuan golat për Drenicën në pjesën e parë.
Kuqezinjtë vazhduan dominimin edhe në 45 minutat e dytë ku shënuan edhe tre gola të tjerë.
Ermal Veliqi shënoi golin e tretë, Diar Mustafa të katërtin dhe Armend Abazi të pestin për drenicasit.
Golin e vetëm për mysafirët në këtë takim e shënoi sulmuesi Nimani në fund të ndeshjes.
Kjo fitore Drenicën e ngrit në pozitën e pestë në tabelë me 24 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër KEK-u mbetet e fundit me vetëm një pikë. /Telegrafi/