Telegrafi

Drenica fillon punën, blindon katër nga lojtarët kryesore të tyre

Genc Hamiti, Granit Jashari, Erlis Frashëri dhe Hysen Tahiri, kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion me Drenicën.

Kryesia e re e klubit dhe stafi i trajnerëve kanë filluar punën te Drenica, ku po kërkohet përforcimi sa më i mirë i skuadrës për edicionin e ri.

“Klubi i futbollit ‘Drenica’ me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Drenicës, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjet me mesfushorët, Genc Hamiti e Granit Jashari, mbrojtësin e krahut, Erlis Frashërin, si dhe sulmuesin e krahut, Hysen Tahiri”, thuhet në postimin e Drenicës.

Skuadra nga Skenderaj gjithashtu njofton se gjatë ditëve në vijim, do të zyrtarizojë edhe futbollistë të tjerë.

Fanellën kuq e zi në edicionin e ri 2021/2022, pritet ta veshin edhe disa nga emrat më të njohur të futbollit tonë. /Telegrafi/