Drenica e ka shkatërruar Llapin në ndeshjen hapëse të javës së dytë në Superligën e Kosovës me rezultat 3-0.
Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse kishte shumë raste nga të dyja palët.
Drenica e nisi shumë mirë pjesë e dytë duke shënuar që në start. Harmon Van Dave Gboëea shënoi në minutën e 51-të, pasi gjendet bukur brenda zonës dhe me lehtësi e dërgon topin drejt rrjetës për 1-0.
Në minutën e 63-të, ishte Osman Mëziu që ekzekuton në mënyrë maestrale një goditje dënimi dhe realizon për 2-0.
Kur pritje që Llapi të kthehej në lojë, Qemail Elshani e shënon golin e nokautit.
Ai me një goditje të bukur brenda zonës për 3-0.
Drenica tani ka tri pikë, aq sa Llapi, pas dy javësh. /Telegrafi/