Site icon Telegrafi

Drenica e mposht Trepçën

Trepça është dorëzuar në çastet e fundit, duke pësuar humbje nga Drenica me rezultat minimal, 1:0, raporton Express.

Skuadra mitrovicase i ka bërë ballë asaj drenicase deri në minutën e 88-të, kur edhe e pësoi golin, edhe pse luajti me një lojtar më pak gati 80 minuta, për shkak se Edmond Turku mori karton të kuq qysh në minutën e 13-të.

Kuqezinjtë e gjetën golin vetëm dy minuta pa përfunduar takimi. Në fakt, Shkupolli e ndaloi Elshanin në zonën e rreptësisë dhe gjyqtari dha penallti, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Sami Geci. /Telegrafi/ 

Exit mobile version