Mbrojtësi i Drenicës, Prince Balde është ftuar nga Kombëtarja A e Liberisë për ndeshjen e 19 nëntorit ndaj Iranit.
Futbollisti ka treguar nivel të lartë këtë sezon në Superligën e Kosovës, duke qenë ndër më meritorët në shumë ndeshje që Drenica mori pikë.
“Qendërmbrojtësi i ekipit tonë, Prince Balde, ka marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Liberisë”.
“Kombëtarja e këtij shteti do të ballafaqohet më 19 nëntor, përballë Iranit në Tehran, dhe Balde është ftuar që të jetë pjese me ekipin kombëtar”.
“Balde është një ndër mbrojtësit më stabil në elitën e futbollit kosovar, prandaj paraqitjet e tij të mira me ekipin tonë, i kanë lenë përshtypje edhe përzgjedhësit të Kombëtares së Liberisë, Peter Butler. KF Drenica i uron suksese Prince Baldes”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në edicionin e shkuar Ëilber Perez i Gjilanit ishte ftuar nga Guatemala në disa ndeshje. /Telegrafi/