Drenica ka arritur të shënoi fitore tejet të rëndësishme në përballje me Dritën e Gjilanit duke e mposhtur me rezultat 2-0.
Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat të cilat luanin me kujdes të madh.
Drenica rrezikoi dy herë në minutat e para me Taulant Dajakun por pa arritur të shënoi gol.
Disa minuta para fundit të pjesës së parë, Drita rrezikoi me Alban Dragushën por goditja e tij u prit nga Sadiku.
Në minutën e 42-të, Granit Arifaj shënoi për vendasit duke i kaluar në epërsi për 1-0.
Drita në pjesën e dytë tentonte me çdo kusht barazimin e rezultatit në këtë sfidë.
Gjilanasit rrezikuan dy herë me Nderim Nexhipin por që goditjet e tij u pritën nga portieri vendas.
10 minuta para fundit të ndeshjes, Drita shënoi gol por që u anulua nga gjyqtari Besfort Kosumi për shkak të prekjes së topit me dorë.
Golin e dytë vendasit e shënuan në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Ukës i cili shfrytëzoi asistimin e Dajakut.
Fitorja Drenicës i jep një komoditet sa i përket garës për mbijetesë, pasi tani ndodhen në pozitën e shtatë me 34 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Drita vazhdon të mbetet në pozitën e 10-të në tabelë me 22 pikë. /Telegrafi/