Site icon Telegrafi

Drenica do të këndellet

Drenicasit kanë zhgënjyer me paraqitje të dobëta, pasi që pas pesë xhirova skuadra nga “Bajram Aliu” gjendet e fundit në renditjen tabelore me vetëm tri pikë të tubuara.

Kjo skuadër tashmë ka mbetur edhe pa trajnerin Fadil Rama, i cili ka dhënë dorëheqje, por thuhet se drejtuesit e këtij klubi shumë shpejt do të emërojnë “timonierin” e ri.

Megjithatë, një nga mesfushorët më të mirë në vendin tonë, Dukagjin Gashi është i bindur se Drenica do tu kthehet fitoreve.

“Besoj se shumë shpjet skuadra do tu kthehet rezultateve pozitive dhe do të marrin fund rezultatet negative. Mendoj se Drenica me skuadrën që ka në dispozicion meriton të jetë në pozitë më të mirë”, ka thënë për KosovaPress, Gashi.

Ai ka shtuar se skuadra po vuan për një sulmues cilësor, i cili din të gjej rrugën e golit, por sipas tij, edhe më këtë fond të lojtarëve, Drenica mund të bëjë shumë më shumë në Superligën e Kosovës.

“Skuadrës sonë i mungon një sulmues tipik. Por jam i bindur se edhe më këtë skuadër që kemi, ne do të këndellmi dhe do tu kthehemi fitoreve”, tha Gashi.

Drenica ndeshjen e radhës e luan në udhëtim kundër Fushë Kosovës. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version