Telegrafi

Drenica dhe Malisheva kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira – formacionet zyrtare

Drenica dhe Malisheva janë dy skuadra që janë duke kaluar formë shumë të mirë në xhirot e fundit në BKT Superligë.

Kuqezinjtë nga Skënderaj në dy sfidat e fundit kanë marrë katër pikë, derisa malishevasit në 180 minutat e fundit në Superligë kanë dy fitore.

Vetëm tri pikë kanë kuqezinjtë më shumë se Malisheva në renditje dhe kjo sfidë pritet të jetë tejet interesante.

Dy ekipet janë në luftë për mbijetesë dhe kjo e bënë këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Smakiqi, Lushtaku, Bejta, Arrabal, Kapra, Thaqi, Abazi, Hamiti, Gashi, Kreshnik Uka, Zabërgja.

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Maliqi, Bruqi, Pefqeli, Shabani, Hyseni, Sobowale.

/Telegrafi/