Drenica nga Skenderaj dhe Liria e Prizrenit kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit, atë të javës së 33-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë vendasve, të cilët edhe gjetën rrugën e rrjetës në këta 45 minuta.
Rasti i parë i ndeshjes i takoi Genc Hamitit (8′), ndërsa pas tij rrezikoi edhe Hysen Tahiri (30′), por pas sukses.
Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 30-të të ndeshjes dhe ishte Kreshnik Uka, i cili kaloi drenicasit në epërsi 1-0 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, ishin mysafirët ata të cilët krijuan më shumë raste dhe arritën të gjejnë edhe golin e barazimit.
Meriton Korenica (49′) ishte i pari që pati mundësi të mirë shënimi, por nuk ia doli dhe shifrat mbetet të pandryshuara.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 74-të të ndeshjes me sulmuesin nga Shqipëria, Artur Magani, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Qëndrim Gashit.
Deri në fund pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat, por në fund u desh të pajtohen me nga një pikë nga ndeshja e fundit e këtij sezoni në Superligë.
Pas këtij barazimi, Drenica e mbyll kampionatin në vendin e gjashtë me 48 pikë, po aq sa ka edhe Liria në pozitën e shtatë. /Telegrafi/