Telegrafi

Drenica dhe Ferizaj mjaftohen me nga një pikë

Drenica dhe Ferizaj i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Mysafirët tundën rrjetën e skuadrës nga Skenderaj në minutën e 13-të, përmes Ramadanit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndeshja vazhdoi me intensitet të lartë për minutat në vazhdim, por dy skuadrat luanin me kujdes të shtuar.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat rritën tempon e lojës, mirëpo as kësaj radhe nuk kishin sukses.

Përkundër që tentuan të krijon raste serioze, atyre para portës u mungoi efikasiteti, duke i ndarë pikët në fund të takimit.

Pas javës së pestë, Drenica gjendet në vendin e gjashtë me pesë pikë, ndërsa Ferizaj në të tetin me tre sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore