Drenica dhe Drita janë ndër në barazim pa gola, duke ndarë pikët në një fushë të pa përshtatshme për lojë.
Ndeshja nisi mirë për të dy skuadrat që kishin nga një rast të mirë.
Pjesa e dytë foli më shumë për Drenicën, pasi rrezikoi menjëherë me lojtarin më të mirë Genc Hamitin.
Pas tij rrezikoi edhe Abazi, por pa sukses.
Drita pati rast të mirë me Endrit Krasniqin, por as ky nuk arriti të shënojë.
Edhe pse fusha ishte shumë e vështirë, skuadrat luajtën futboll korrekt deri në fund.
Drita pas këtij barazimi mbetet në pozitën e tretë me 26 pikë, aq sa ka Feronikeli që është i dyti.
Drenica është në pozitën e tetë me 22 pikë. /Telegrafi/