Drenica është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së 35-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi vendasit ende nuk e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në elitë.
Ndërkohë kampioni në fuqi matematikisht është ende në garë për titullin, por njëherit mund të mbes edhe pa Evropë në rast se dështon në dy xhirot e fundit.
Nevoja e madhe për pikë në të dyja taboret e bën këtë takim shumë interesant që do të zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu’.
Nga tri përballet e deritanishme, Drita ka fituar në dy dhe një tjetër ka përfunduar baras.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Lushtaku, Bejta, Gjoni, Dumani, Ramadani, Dervishaj, Jashari, Rogova, Denisson, Uka.
Drita: Maloku, Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcorri, Vucaj, B.Shabani, Fazliu, Xh. Shabani, Haxhimusa, Alidema. /Telegrafi/