Drenica është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligën e futbollit në Kosovë.
Dy skuadrat kanë pretendime të ndryshme në kampionat, por qëllimi për ndeshjen e sotme mbetet i njëjtë, fitorja.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët në këtë takim vijnë pas humbjeve, ku Drenica u mposhtë 3-1 nga Ulpiana, derisa Drita pësoi para tifozëve të vet nga Ballkani 0-1.
Të dyja skuadrat duan të rikthehen te fitoret, me Dritën që llogaritët favorit për faktin se nuk di për humbje nga kuqezinjtë që nga viti 2017.
Formacionet zyrtare:
Drenica:
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Bardhoku, Broja, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski.
/Telegrafi/