Telegrafi

Drenica dhe Drita kërkojnë këndelljen pas eliminimit nga Kupa, sfidë e zjarrtë në Ferizaj

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së 18-të, njëherit xhiro e fundit e sezonit vjeshtor.

Ditë e sotme (e shtunë) në program janë dy sfida për tu zhvilluar, sfida shumë interesante me katër skuadra që do të zbresin në fushë.

Padyshim dueli i kësaj dite do të zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica pret Dritën e cila në këtë duel është pa trajner.

Ardian Nuhiu u largua nga stoli i Dritës pas eliminimit nga Kupa dhe gjilanasit kërkojnë reflektimin.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët në këtë duel vijnë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës dhe kërkojnë këndelljen në kampionat.

Duel i zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj.

Ferizaj i fundit në tabelë pret Dukagjinin e Klinës që është në top formë me tre fitore radhazi.

Vendasit kërkojnë pikët e plota, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbesin në hap me skuadrat e tjera për t’i shpëtuar rënies, derisa Dukagjini synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive. /Telegrafi/