Telegrafi

Drenica dhe Besa ndahen në paqe – nga një pikë për të dy skuadrat

Foto: Arkiv/ Drenica

Drenica dhe Besa i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.

Drenicasit e filluan mjaftë mirë takimin duke rrezikuar me anë të Kreshnik Ukës në minutën e 12-të, por priti portieri Agron Kolas.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe tentuan të kalonin në epërsi me anë të Denisson Dos Santos (20′), mirëpo goditja e tij u ndal nga portieri i skuadrës nga Peja.

Besa më pas rrezikoi me anë të Durim Zhurit, por që goditja e tij përfundoi mbi portë.

Në pjesën e dytë, Drenica ishte edhe më kërkuese, e portat mbetën të paprekura.

Harallamb Qaqi i Drenicës gjuajti me kokë në minutën e 58-të, e që topi shkoi mbi portë.

Dy skuadrat tentuan nga fundi që me disa zëvendësime të shkaktonin befasi, por në fund u ndanë të kënaqura me nga një pikë.

Pas javës së 20-të, Drenica është në vendin e nëntë me 20 pikë, derisa Besa mbetet në të fundit me shtatë sosh. /Telegrafi/