Drenica dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Lideri i kampionatit është mysafir i klubit drenicas në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, takim që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin Bajram Aliu.
Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe synon fitoren e radhës për tu shmangur edhe më shumë në krye të tabelës.
Në anën tjetër, ekipi i Bledar Devollit ka pësuar humbje pas tri fitoreve dhe një barazimi, ndërsa synon t’i kthehet përsëri rezultateve pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drenica: Ymeri; Bejta, Lushtaku, Zeqaj, Dumani; Miftaraj, Mustafa, Dushi; Kerim, Murati, Elshani;
Ballkani: Rugji; Thaqi, Prekazi, Berisha, Potoku; K.Gashi, Kuc; Korenica, Gripshi, E.Krasniqi; Daku;
/Telegrafi/