Telegrafi

Drenica dhe Ballkani barazim që iu konvenon të dyja palëve

Drenica dhe Ballkani kanë arritur të barazojnë mes vete 1-1, duke e lënë çështjen e mbijetesës hapur për ndeshjen e fundit.

Drenicasit e nisin takimin më mirë duke krijuar disa raste pran porte.

Goli i parë erdhi nga Hysen Tahiri në minutën e  39-të. Me epërsinë e drenicasve u mbyll edhe pjesa e parë.

Ballkani barazoi me të filluar pjesa e dytë. Ishte Jetmir Topalli që shënoi për 1-1.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe skuadrat ndanë pikët.

Sikurse Drenica edhe Ballkani kanë aktualisht nga 30 pikë, ndërsa ndeshjet e fundit i zhvillojnë ndaj Lirisë, respektivisht Dritës.

Fitoret në ndeshjet e fundit do t’i mbajnë automatikisht në Superligë. /Telegrafi/