Drenica dhe Ballkani kanë arritur të barazojnë mes vete 1-1, duke e lënë çështjen e mbijetesës hapur për ndeshjen e fundit.
Drenicasit e nisin takimin më mirë duke krijuar disa raste pran porte.
Goli i parë erdhi nga Hysen Tahiri në minutën e 39-të. Me epërsinë e drenicasve u mbyll edhe pjesa e parë.
Ballkani barazoi me të filluar pjesa e dytë. Ishte Jetmir Topalli që shënoi për 1-1.
Deri në fund nuk kishte më raste dhe skuadrat ndanë pikët.
Sikurse Drenica edhe Ballkani kanë aktualisht nga 30 pikë, ndërsa ndeshjet e fundit i zhvillojnë ndaj Lirisë, respektivisht Dritës.
Fitoret në ndeshjet e fundit do t’i mbajnë automatikisht në Superligë. /Telegrafi/