Site icon Telegrafi

Drenica dhe Arbëria ndahen në paqe në derbin për mbijetesë

Drenica dhe Arbëria kanë ndarë pikët në derbin kuqezi për mbijetesë.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante e cila në fund nuk dha fitues, pasi dy skuadrat u ndanë në paqe 1-1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, kur mbojtësi Eglantin Gjoni realizoi për 1-0.

Me këtë epërsi të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Mysafirët gjetën golin e barazimit në minutën e 81-të kur Çlirim Kashtanjeva përfitoi nga një tollovi brenda zonës dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

Kësisoj përkundër që dy skuadrat tentuan fitimin e ndeshjes, në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Përkundër barazimit, Drenica nuk ndryshon vend dhe mbetet e nënta në tabelë me 26 pikë të grumbulluara, ndërsa Arbëria është një vend më lartë me një pikë më shumë.

Në xhiron e 26-të dy ekipet do të kenë udhëtime shumë të vështira.

Drenica do të luaj në Gjilan si mysafire e kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës.

Ndërkohë Arbëria do të përballet me një tjetër skuadër që po lufton për mbijetesë, Llapin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. /Telegrafi/

Exit mobile version