Drenica ka shkaktuar një befasi në javën e tetë të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Skënderaj ka triumfuar në udhëtim tek Besa e Pejës me rezultat 0-2.
Pejanët e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar në dy raste me Fatlum Gashin por pa arritur të shënojnë.
Ishte Visar Berisha i Drenicës që kaloi ‘Kuqezinjtë’ në epërsi në minutën e 27-të.
Vetëm tre minuta më vonë, Drenica mbeti me një lojtar më pak pasi Dukagjin Gashi u ndëshkua me karton të kuq.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.
Kur pritej rikthimi i Besës pasi ishte në epërsi numerike një gjë e tillë nuk ndodhi.
Drenicasit përsëri shënuan pasi kishte kaluar një orë lojë nëpërmjet Enis Zabërgjes.
Pas kësaj fitore, Drenica ngritët në pozitën e nëntë në tabelë me 10 pikë të tubuara, ndërsa Besa në të 10-tën me një pikë më pak.
Ndeshjen e radhë Drenica e luan në shtëpi me Vllazninë e Pozhoranit, ndërsa Besa udhëton në Mitrovicë për tu përballur me kampionin Trepçën ’89. /Telegrafi/