Site icon Telegrafi

Drenica-Ballkani, ndeshja e fundit e xhiros së 14 në Superligë

(Foto: Facebook/FC Drenica - Faqja Zyrtare)

Ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet gjatë ditës së sotme (e enjte) në Skënderaj, ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit.

Skuadra nikoqire pozicionohet në vend të pestë në tabelë me 18 pikë të arkëtuara, nga pesë fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Natyrisht se objektivi i ekipit vendas është ngjitja e mëtejme në tabelë, ashtu që nuk do t’ia bëjnë të lehtë liderit, pasi do të përpiqen t’i marrin të tria pikët.

(Foto: Facebook/FC Drenica – Faqja Zyrtare)

Në anën tjetër, skuadra nga Suhareka e ka qëllimin e qartë – qëndrimin në krye të tabelës, ku vazhdon të qëndrojë me dy pikë më shumë se kampioni, Drita që këtë xhiro luajti baras (1-1) Feronikelin.

Të zgjedhurit e Ismet Munishit duan pikë të plota në mënyrë që ta zgjatin primatin ndaj skuadrave rivale.

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit zhvillohet sot (e enjte) në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim në ora 13:00. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/FC Ballkani)
Exit mobile version