Site icon Telegrafi

Drenasi me plan për menaxhimin e mbeturinave

Grupi Punues i Komunës së Drenasit, i shoqëruar edhe me Grupet Punuese të Komunave; Pejë, Mitrovicë e Gjilan, kanë marrë pjesë në një punëtori dy ditore për finalizimin e Draft-Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave, punëtori kjo e cila është mundësuar nga organizata gjermane GIZ, ne projektin “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”.

Pjesë e hartimit të Draft-Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave ishte organizata FLAG nga Shqipëria, ndërsa pjesë e diskutimeve në këtë punëtori ishin organizatoret e punëtorit nga GIZ-SMS, Grupi Punues i Komunës i përfaqësuar nga drejtoritë komunale, përfaqësues të kompanisë “Pastrimi” dhe të organizatës CEDE.

Temë kryesore e kësaj punëtorie ishte diskutimi i çështjeve kryesore të ndërlidhura me planin financiar dhe atë operativ si dhe përgatitja e draftit të parë të PKMM-së.

Projekti “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale” GIZ në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, është një nder projektet me të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave, ku deri më tani 52 për qind e territorit të Komunës është në shërbim për menaxhim të mbeturinave dhe në kuadër të këtij projekti është edhe riorganizimi i qendrës së qytetit, zgjerimi i shërbimeve ne fshatra që deri më tani nuk janë në shërbim. /Telegrafi/

Exit mobile version