Gjashtë ndeshjet e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohen të shtunën nga ora 15:00.
Ferronikeli në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të festojë titullin e kampionit për këtë edicion në një ceremoni që do të zhvillohet pas ndeshjes kundër Drenicës, skuadër që është në garë për mbijetesë.
Ndërkohë përballjet tjera të xhiros së 32-të të Superligës në futboll janë: Llapi – Hajvalia, Gjilani – Lira, Besa – Drita, Trepça ’89 – Prishtina dhe Istogu – Vushtrria.
Pas Ferronikelit me 65 pikë, e dyta është Hajvalia me 55, pastaj në pozitën e tretë Trepça ’89.
Në dy pozitat e fundit që nuk sigurojnë mbijetesën në elitë janë Istogu (31 pikë) dhe Vushtrria (25 pikë), kurse në pozitat nëntë dhe dhjetë që sigurojnë ndeshje shtesë (barazh) për mbetje në elitë, janë Drenica (37) dhe Drita (36).