Zgjedhjet e 4 dhjetorit në Komunën e Drenasit dhe dërgimi në rundin e dytë të votimit për kryetar Komune, për herë të parë lëkundi mendimin e shumëkujt se Drenasi është bastion e PDK-së
Por fitorja e 18 dhjetorit e Ramiz Lladrovcit ka bërë që Drenasi të konsiderohet ndër pikat kyçe të PDK-së.
Të paktën kështu konsiderohet nga vetë krerët e kësaj partie.
Kadri Veseli, i pari i kësaj partie e quajti PDK-në dhe Drenicën si të pandashme nga njëra-tjetra.