Telegrafi

Drenas, vetëplagoset një person me armë zjarri

Një person është vetëplagosur me armë zjarri sot rreth orës 10:30 në Komoran të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Borovci.

“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Ndaj të njëjtit po vijon trajtimi mjekësor në QKUK Prishtinë”, ka thënë ai. /Telegrafi/