Tre persona të maskuar nën kërcënim me thikë kanë plaçkitur 300 euro nga arka e një dyqani në fshatin Gllanasellë të Drenasit.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se sonte rreth orës 19:00, personat e maskuar kanë hyrë në një dyqan ushqimor dhe duke kërcënuar me thikë shitësen, kanë plaçkitur 300 euro nga arka e dyqanit.
Pas kryerjes së plaçkitjes, grabitësit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. /Telegrafi/