Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas, ka përfunduar me sukses projektin për logot dhe mbishkrimet për institucionet e kujdesit parësor shëndetësor.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky hap synon rritjen e qartësisë dhe identifikimit të shërbimeve për qytetarët, duke përmirësuar më tej qasjen dhe përvojën në sistemin shëndetësor.
“Në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, drejtoria vazhdon të punojë në projekte që reflektojnë standardet më të larta shëndetësore. Përkushtimi për të krijuar kushte optimale për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe vendosja e mirëqenies sociale si prioritet mbeten objektiva kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në përkujdesjen ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/