Telegrafi

Drenas, e gjen të varur vëllain e tij në pyll

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se rreth rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur dje në Drenas.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/