Telegrafi

Dren Gashi është larguar nga Prishtina

Sulmuesi Dren Gashi edhe zyrtarisht është larguar nga Prishtina, klub me të cilin kishte kontratë edhe një vit, por që ishte i huazuar te Gjilani.

Gashi e ka konfirmuar lajmin për Gazetaolle.com duke njoftuar se e ka shkëputur kontratën një vit para kohe.

Ai në vitet e fundit ka dëshmuar se është një futbollist tejet cilësor.

Ende nuk dihet se në cilën skuadër do ta shohim Gashin në edicionin e ri.