Dren Gashi është një këngëtar i ri i cili ka sjellë një trend krejt ndryshe të muzikës.
Këngëtari i ri i shqiptar i cili studion në Londër në universitetin e Westminster, ka lansuar kohë më parë këngën “E Nxone Hapin”.
Kënga është e një zhanri mjaft unik, një stil muzike që po merr hov në skenat botërore të muzikës, por që është në zhvillim e sipër në skenën muzikore shqiptare.
Dhe, në mënyrë krejt të veçantë ai ka arritur të bashkdyzojë artin e tij të këndimit në një klip krejt ndryshe.
Dreni pritet të vazhdojë angazhimin në skenën muzikore dhe natyrisht se do të jetë një nga emrat më interesant dhe karakteristik për t’u shikuar për të ardhmen. /Telegrafi/