Mesfushori i Dukagjinit, Dren Feka është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit ndaj Rijekës, edhe përkundër humbjes.
Dukagjini ka humbur nga Rijeka me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, të e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Megjithatë, mesfushori Feka e ka vlerësuar lojën e ekipit të tij dhe beson se mund të kthehen në ndeshjen e dytë në Kroaci.
“Mendoj që kemi luajtur shumë mirë për 90 minuta. E morëm kartonin e kuq dhe kjo ndikoi në lojë. Prapa ishim shumë mirë, kompakt, por ndikoi kartoni i kuq”, ka thënë fillimisht Feka pas ndeshjes.
“Unë kam ardhur para tri javësh dhe po e ndiej veten mirë. Më duket që nuk kam luajtur keq dhe ia kam shpaguar trajnerit besimin”.
“Të shohim se çka do të ndodhë në ndeshjen e dytë. Rezultati 1:0 nuk është i keq. Mund të kthehemi”, përfundoi mesfushori i Dukagjinit. /Telegrafi/