Dren Boshnjaku është zgjedhur sot kryesues i Bordit drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të SHSKUK.
“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-se në mbledhjen e 52 – të mbajtur me datë 20.06.2024 konform dispozitave ligjore; me 6 vota pr dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Dren Boshnjakun.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar, dhe falënderuar, për kontributin e deritanishëm ish-Kryesuesin Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, Besim Demollin”, thuhet në postim.
Kryesuesi Boshnjaku premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore nga SHSKUK. /Telegrafi/