Telegrafi

Dren Abazi nuk do të bashkëpunonte me Encën

Këngëtari i njohur shqiptar, Dren Abazi thotë se kurrë nuk do bashkëpunonte me Encën.

Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli plot të qeshura dhe surpriza.

Një ndër sfidat ku zbulohen të thëna e të pathëna është edhe loja “Ndaje ose haje” ku konkurrentët, të vënë përballë njëri-tjetrit, duhet t’i përgjigjen pyetjeve ose të hanë ushqimet e tmerrshme në tavolinën e përgatitur nga stafi “mistrec” i “Shiko kush luan”.

Dren Abazi u vu përballë një pyetjeje të vështirë të cilën e kaloi me shumë sportivitet.

Lexo po ashtu Lajmet për Dren Abazin

Ai duhet të thoshte emrin e këngëtares komerciale, me të cilën pavarësisht klikimeve dhe ndjekësve të shumtë që ajo ka, nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Artisti u përgjigj duke refuzuar ushqimin e “tmerrshëm” dhe tha emrin e Encës, transmeton Top Channel.

Dihet se Abazi ka qenë kritik i madh i artistëve muzikorë komercial.