Këngëtari i njohur Dren Abazi është shumë i pëlqyer në trevat shqiptare, dhe jo vetëm.
Së fundmi, ai bashkë me grupin “Zig Zag Orchestra” janë nisur drejt Brazilit ku do të mbajnë një koncert, duke u bërë kështu grupi i parë shqiptarë që performon në Amerikën Latine.
Dreni ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku ka treguar se është pajisur me pasaportë shqiptare, e cila ka qenë rruga më e lehtë për tu nisur drejt Brazilit.
“Ndalesa e radhës, San Paolo dhe Rio De Janier”, ka shkruar këngëtari Abazi në mbishkrimin e fotos. /Telegrafi/