Telegrafi

Dremitjet pas kafes: Mënyra e re për të mundur lodhjen gjatë ditës

Rifreskoni mendjen gjatë 20 minutave

Hapi i parë: pini kafe. Hapi dytë: bëni gjumë.
Pini një filxhan kafe, pastaj shtrihuni "për një sy gjumë". Kështu nuk do të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Pini filxhanin shpejt. Kafeinës i duhet pak kohë të veprojë, prandaj ju keni kohën e nevojshme për të rënë në gjumë, para se të fillojë veprimi i saj.

Për 20 minuta truri nuk bie në gjumë. Ju do të jeni në një gjendje gjysmë-gjumi ose dremitje. Pra, mund të flini pa e ndërprerë ciklin tuaj të gjumit.

Studimet janë përsëritur në disa vende të botës. Në Britaninë e Madhe, subjektet që iu nënshtruan studimit, bënë më pak gabime, gjatë ngasjes së stimuluar të makinës. Në Japoni, shkruan Anabel, subjektet dolën më mirë në analiza.

Tani pini një kafe dhe mbyllni sytë sepse e thotë shkenca. /Telegrafi/