Telegrafi

Dremitja rrit rrezikun për sulm në tru

Studiuesit raportojnë se dremitja brenda ditës mund të shoqërohet me një përgjumje të tepruar, mirëpo nuk dihet ndikimi i tyre në shfaqen e pikës në tru. Mendohet se dremitja dhe sulmi në tru janë të lidhura me anë të një gjendje të quajtur “apnea e gjumit” (kur një personi i ndërpritet frymëmarrja deri sa është në gjumë).

Sipas studimeve të mëparshme, përgjumja ditore shoqërohet me çrregullime të ndryshme të gjumit, përfshirë edhe apnenë e gjumit. Studime të tjera e kanë lidhur apnenë e gjumit me rrezikun e lartë për goditje në tru.

Gjatë një analize, pjesëmarrësit janë pyetur se sa herë në ditë dremisin gjatë situatave specifike p.sh. duke shikuar televizorin, duke biseduar apo gjatë vozitjes në komunikacion. Dhe në bazë të përgjigjeve pjesëmarrësit janë kategorizuar në persona të cilët “nuk dremisin” (44%), që “pak dremisin” (47%) dhe personat të cilët “dukshëm dremisin” gjatë ditës (9%). Dremitja është definuar si rënie pa dashje në gjumë.

Në dy-tre vitet e ardhshëm, personat të cilët pak dremisin kishin 2.6 herë më shumë gjasa për të pasur goditje në tru, përderisa personat të cilët dukshëm dremisin 4.5 herë më tepër.

Të përgjumurit e rastit mund të kishin për 1.6 herë më shumë ndonjë çrregullim vaskular (si pasojë e të cilit mund të jetë p.sh. sulmi në zemër), ndërsa të përgjumurit e tepërt e kanë këtë rrezik 2.6 herë më të lartë.