Site icon Telegrafi

Drekë e përbashkët e dy federatave në Antalya

????????????????????????????????????

Federata e futbollit të Turqisë ka mirëpritur atë të Kosovës në një drekë tradicionale.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka falënderuar federatën turke për ndihmën e vazhdueshme që ajo i ka bërë futbollit kosovar.

“Federata turke ishte përkrah FFK-së në të gjitha proceset e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA, për çka u jemi shumë mirënjohës dhe falënderues”.

“Unë besojë se marrëdhëniet tona do të kultivohen edhe më shumë dhe bashkëpunimi jonë do të jetë shumë afatgjatë’, ka deklaruar Vokrri.

Vokrri ka përmendur edhe faktin që ishte Federata Turke që pranoi ndeshje miqësore me Kosovën kur pak përfaqësuese evropiane e bënin një gjë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version