Site icon Telegrafi

Drekë e përbashkët e drejtuesve të Ukrainës dhe Kosovës

Sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës, sipas protokollit dhe traditës, shtruan një drekë të përbashkët për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pas përshëndetjeve dhe falënderimeve të dyja delegacionet shkëmbyen mendimet për zhvillimin e futbollit të dyja shteteve dhe futbollit në përgjithësi.

Duke i përshëndetur mikpritësit, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se sporti e në veçanti futbolli bashkon njerëzit dhe shtetet atje ku politika ende nuk ka tejkaluar.

Mbase edhe për juve duke ju drejtuar drejtuesve të FF të Ukrainës ka qenë më e lehtë që këtë ndeshje ta organizonit në vendin tuaj, me çka ishin të pajtimit edhe mikpritësit.

Ne do t’iu presim në Kosovë në ndeshjen e ardhme dhe besoj se do të kaloni mirë, u ka thënë Haxhiu mikpritësve.

Në fund të drekës u shkëmbyen dhurata dhe të dyja palët uruan për një ndeshje korrekte dhe në frymë sportive.

Exit mobile version