Telegrafi

Drejtuesit e Unitedit takojnë përfaqësusit e Lemarit

Mancheter Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin anësor të Atletico Madridit, Thomas Lemar.

Sipas mediumit ESPN, përfaqësuesit e francezit u takuan me Unitedin javën e kaluar.

Negociatat mund të zhvillohen më tej, ndërsa sezoni 2019-20 është vënë në pritje për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Lexo po ashtu Arsenali favorit për transferimin e Lemarit

Lemar tërhoqi vëmendjen e Liverpoolit dhe Arsenalit gjatë sezonit të tij të shkëlqyeshëm 2016-17, duke prodhuar 14 gola dhe 18 asistime me Monacon.

Në këtë sezon, Lemar me Monacon arritë të ngritin titullin në Ligue 1 dhe arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në Madrid, Lemar mendon se nuk është i përshtatshëm për stilin e lojës së trajnerit Diego Simeone dhe do të përpiqet të largohet në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/