Mancheter Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin anësor të Atletico Madridit, Thomas Lemar.
Sipas mediumit ESPN, përfaqësuesit e francezit u takuan me Unitedin javën e kaluar.
Negociatat mund të zhvillohen më tej, ndërsa sezoni 2019-20 është vënë në pritje për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Lemar tërhoqi vëmendjen e Liverpoolit dhe Arsenalit gjatë sezonit të tij të shkëlqyeshëm 2016-17, duke prodhuar 14 gola dhe 18 asistime me Monacon.
Në këtë sezon, Lemar me Monacon arritë të ngritin titullin në Ligue 1 dhe arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në Madrid, Lemar mendon se nuk është i përshtatshëm për stilin e lojës së trajnerit Diego Simeone dhe do të përpiqet të largohet në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/