Telegrafi

Drejtuesit e Unitedit bllokojnë kalimin e Youngit te Interi

Drejtuesi i Manchester Unitedit, Ed Woodward thuhet se po bllokon kalimin e Ashley Young në Inter, por transferimi i lojtarit mund të materializohet në verë.

Young u shfaq si një objektiv shokues për Interin dhe u raportua se një transferim mund të përfundonte brenda 24 orëve.

Anglezi do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit dhe tani është i lirë të flasë me çfarëdo klubi për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Interi në bisedime me Ashley Young

Sidoqoftë, sipas mediumeve The Daily Express dhe Football Insider, shefi i Unitedit, Woodward është duke u përpjekur të bllokojë lëvizjen e Young te Interi.

Woodward me sa duket e vlerëson Youngin pas paraqitjeve në Old Trafford, dhe ai është emëruar kapiten në shumë raste nga trajneri Ole Gunnar Solsjkaer.

Mendohet se përkundër përpjekjeve më të mira të drejtuesit të Uniedit për të bllokuar një veprim, Young do të nënshkruajë një marrëveshje paraprake për t’u bashkuar me Nerazzurrët gjatë verës.

Ndërkohë BBC raporton se Young aktualisht është i pavendosur për një transferim, por se gjithçka do të bëhet më e qartë brenda 24 orëve të ardhshme.

Shkathtësia e 34-vjeçarit mendohet të jetë një nga arsyet që Interi po kërkon të nënshkruajë me lojtarin, i cili mund të luajnë si mbrojtës ose edhe në mesfushë të krahut të djathtë. /Telegrafi/