Drejtues të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, janë duke i vazhduar takimet me zyrtarë të ndryshëm të institucioneve të Kosovës të cilat kanë për qëllim diskutimin për rregullativat mbi fushën e sigurimeve në Kosovë.
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Shefi i Zyrës Ligjore i kësaj shoqate, Venhar Hana, të martën janë takuar me zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
“Sot patëm një diskutim me zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ku diskutuar mbi kuadrin ligjor që rregullon industrinë e sigurimeve në Kosovë”, ka njoftuar Shoqata e Sigurimeve të Kosovës. /Telegrafi/