Ish-Kryetari i Komunës së Pejës tani Kryetar i Degës së AAK-së Dr. Ali Berisha me bashkëpunëtorë ka pritur sot në selinë e këtij subjekti në Pejë, Drejtuesit e Shoqatës ‘Peja’, në Nju Jork, Rejmond Zekën-kryetar, Blerim Koçanin-sekretar dhe Nevzat Bakraqin-anëtar i kryesisë.
‘Më vëmendje kam dëgjuar planet, programet dhe kërkesat e tyre dhe të njëjtat duhet të jenë adresim për të gjithë ne. Secila kërkesë dhe ide e tyre është e mirë e interesit të përgjithshëm kombëtarë. Kemi bashkëpunuar edhe në kohën sa kam qenë kryetar i Pejës dhe normalisht secili anëtar i kësaj shoqate ka vend të posaçëm tek unë.”-tha Ali Berisha në një prononcim për ‘RADIO 1’ pas takimit.
Takimin e ka njoftuar edhe zyra për Media e AAK-së në Pejë.
“Sot kishim nderin që në zyret e partisë të presim një delegacion të shoqatës “Peja” nga New York, kryesuar nga kryetari Rajmond Zeka. Kjo shoqatë dhe njerëzit e kësaj shoqate ndër vite ishin ambasadorë të jashtëzakonshëm të Pejës dhe Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndihmuan në institucionet e Kosovës dhe të Pejës, qoftë në aspektin institucional si dhe atë individual. Ndihmuan komunën e Pejës në forma të ndryshme, shoqeritë civile, shoqatat dhe individët që kishin nevojë për mbështetje nga kjo shoqatë. Ne si subjekt politik por edhe si qytetar të komunës së Pejës do t’u jemi gjithmonë mirënjohës.”-thuhet në komunikatën e AAK-së në Pejë./RADIO 1&Njeshi/