Site icon Telegrafi

Drejtuesit e Real Madridit hedhin poshtë pretendimet e Guardiolas, janë të bindur në klauzolën e Haalandit

Drejtuesit e Real Madrid kanë hedhur poshtë pretendimet e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, për klauzolën në kontratën e sulmuesit Erling Haaland.

Këtë javë, Guardiola kundërshtoi pretendimet nga Madridi se kontrata e Haaland përmban një klauzolë blerjeje e cila mund të aktivizohet në vitin 2024.

“Ai nuk ka një klauzolë lirimi për Real Madridin apo ndonjë ekip tjetër”.

“Nuk është e vërtetë. Kjo është gjithçka që mund të them. Janë thashetheme që ne nuk mund t’i kontrollojmë”, kishte deklaruar Guardiola.

Megjithatë, gazeta AS pretendon se drejtuesit e Los Blancos kanë thënë për mediumin e tyre se Guardiola e ka gabim.

Në vend të kësaj, Real Madridi është siguruar nga palët e treta se ekziston një klauzolë blerjeje dhe gjithashtu është informuar për çmimin: 180 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version